15 Mars, 2019

Pasi u përfol se tradhtoi Irina-n me Lady Gaga-n, aktori i famshëm fotografohet me dy femra


Filluan të dilnin bashkë në 2015-n dhe dy vite më pas mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Lea.

E 44-vjeçari Bradley Cooper së bashku me të dashurën 10 vite më të re, Irina Shayk, dukeshin të lumtur kur u fotografuan teksa po shijonin një ditë jashtë me vajzën, pasditen e së enjtes.

Në këtë mënyrë çifti i famshëm hedh poshtë zërat që mes tyre mund të ketë ndonjë krisje. Kujtojmë se aktori i njohur u përfol për një lidhje të mundshme me këngëtaren Lady Gaga, ndërsa luajtën bashkë në filmin “A star is born”.

Madje dyshimet se mes Cooper-it dhe Gaga-s ka diçka më shumë se miqësi, u shtuan gjatë performancës së tyre në “Oscar”, pasi u afruan aq shumë sa për një moment menduam se do të putheshin.

Por nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, aktori dhe modelja seksi lanë të kuptonin se gjërat mes tyre ishin shumë mirë dhe se familja e tyre është mjaft e lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al