10 Qershor, 2023

“Pas lindjes së djalit, kulmi i emocioneve ishte dasma” /Kurorëzuan lidhjen e tyre, Klea dhe Elgit Doda: Sytë i thonë të gjitha, ëndrra e bërë realitet


Klea Huta dhe Elgid Doda kurorëzuan lidhjen e tyre fundjavën e pare me një ceremoni madhështore, ku dhe kanë rrëfyer emocionet e përjetuara pas 7 vitesh bashkëjetesë.

Klea dhe Elgiti te ‘Më lër të flas’, thanë se emocionet gjatë kurorëzimit kanë qenë të forta dhe se ëndrra e tyre u bë realitet.

 

Klea tha se dasma ishte emocioni më i madh i jetës së saj pas lindjes së djalit, Kridit.

“Unë kam provuar dhe lindjen e djalit, Kridit, pas lumturisë së madhe nga ardhja e tij në jetë,  kjo ishte kulmi i emocioneve që kam përjetuar deri tani në jetë”, tha Klea.

Ndërsa Elgiti tregoi se edhe pse kanë 7 vite bashkëjetesë momenti kur e ka parë partneren e tij me vellon e bardhë i kanë dhënë ati një tjetër ndjesi.

 

“Ishte një emocion shumë i fortë. Vërtet kemi bashkëjetuar 7 vjet, po kur e sheh me vello të bardhë është tjetër ndjesi. Ishte shumë emocion i fortë dhe se mbajta dot, nuk e kontrollova dot”, tregoi Elgiti.

“Është shumë e bukur Donald dhe uroj me gjithë zemër ta përjetoni këtë emocion. Kur t’i imagjinon veten që fëmijë me fustan të bardhe dhe të shoqëron babai drejt altarit, ëndërr e bërë realitet, por në të mirën e asaj që kisha ëndërruar. Për më tepër ardhja e Kridit drejt altarit, janë disa emocione që nuk shpjegohen dot, por sytë e mi i thonë të gjitha”, tha Klea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al