23 Korrik, 2019

Pas kritikave për “photoshop”, Xhensila Myrtezaj i sqaroi të gjithë me këtë video


Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj publikoi në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi, ku njëra prej tyre ngjalli shumë komente.

Në foto, ajo shfaqej mjaft seksi dhe tërheqëse e veshur sportive dhe në pah tregonte barkun e saj të sheshtë.

Ndjekësit vunë re një detaj paksa të çuditshëm te kërthiza e saj, pasi dukej shumë pak. Për këtë arsye, ata e akuzuan për “photoshop”.

Por mesa duket komentet e fansave të saj nuk kanë qenë të drejtë. Ajo ka publikuar në në profilin e “Instagram”-it, një video ku tregon se ajo ka një kërthizë të vogël, e cila thuajse nuk dallohet fare.

Ndoshta pak e çuditshme, megjithatë këngëtarja vërteton se nuk ka përdorur “photoshop”.

 

View this post on Instagram

 

?‍♀️?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al