24 Nëntor, 2021

Pas komentit të prezantuesit për albumin e saj të ri, Adele ndërpret intervistën dhe del jashtë studios


Adele ndërpreu një intervistë të zhvilluar së fundmi, për shkak të komentit që intervistuesi bëri rreth albumit të saj të ri. Prezantuesi australian fluturoi nga Sydney në Londër për të folur me këngëtaren, pasi kishin bërë një marrëveshje prej 725,000 dollarësh.

adele (1)

Arsyeja pse Adele e ndërpreu intervistën ishte sepse ai nuk e kishte dëgjuar albumin e saj, shkruan “People”. Gjatë takimit, Adele pyeti se çfarë mendonte prezantuesi për albumin e saj të ri, të titulluar”30″, ndërsa ai tha: “Nuk e kam dëgjuar“.

E ofenduar, Adele doli jashtë nga studio, duke ndërprerë kështu bashkëbisedimin. Menaxheri i saj nuk e lejoi “Seven Network” që ta përdorë artisten.

adele (2)

“Prezantuesi Matt Doran u qortua… Ai duhet të kishte bërë disa kërkime,” -tha burimi, duke shtuar se prezantuesi u pezullua për dy javë nga puna.

Doran i tha “The Australian” se ai ishte “i mërzitur dhe se kërkon falje” ndaj Adele, duke këmbëngulur se ishte një gabim i thjeshtë.

Kur u ula për të intervistuar Adele, nuk isha plotësisht në dijeni se më ishte dërguar me email një pamje paraprake e albumit të saj të papublikuar”,- tha Doran.

adele (1)

Albumin ma kishin dërguar, por e humba pas uljes në Londër. Ishte një gabim, por jo një mospërfillje e qëllimshme. Ky është e-maili më i rëndësishëm që kam humbur ndonjëherë,”- shtoi ai.

Megjithatë, ai këmbënguli se “Adele nuk doli jashtë”.

Doran e kishte paralajmëruar intervistën duke publikuar e një foto me ekipin e tij në Londër më 4 nëntor, krahas së cilës shkroi: “Kjo do të jetë goxha e veçantë…“.

adele (2) adele (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al