6 Janar, 2023

Parashikimi i horoskopit 6 janar 2023, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju!


Dashi

Ndiqni intuitën gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Mos hezitoni të hidhni edhe ndonjë hap apo ta thoni me zë të lartë atë që mendoni. Nëse keni një lidhje duhet të shtoni dozat e sensualitetit dhe të krijoni më tepër momente romantike. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një person që dikur as nuk ja keni hedhur sytë. Në fakt kohët e fundit ai ka bërë ndryshime rrënjësore. Në punë do jeni më të duruar dhe do dini të frenoni. Do i dëgjoni me kujdes shefat dhe nuk do veproni asnjëherë kundër atyre që ata ju kërkojnë. Sektori i financave do ketë goxha turbullira.

Demi

Sot do ju shkoni objektivave deri në fund dhe mund të lëndoni edhe disa persona që do ju dalin rrugës e do mundohen t’iu pengojnë. Nëse jeni në një lidhje nuk do lejoni askënd t’ua prishë marrëdhënien që keni krijuar me partnerin. Për ju kjo marrëdhënie është e shenjtë. Nëse jeni beqarë do keni një surprizë të madhe në orët e mesditës. Në punë, para se të filloni një projekt të madh me sy mbyllur, merrni pak kohë për të analizuar gjithçka dhe për të mësuar edhe të papriturat që mund të dalin. Buxhetin do dini si ta menaxhoni më me shumë kujdes.

Binjakët

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Gaforrja

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Luani

Saturni do ketë vend shumë të rëndësishëm në qiellin tuaj sot. Duke qenë i pozicionuar pak keq mund t’iu bëjë të trishtuar dhe nostalgjikë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Mos u druani edhe të flisni për gjithçka që ju shqetëson. Ju beqarët duhet të jeni sa më të matur nëse doni të angazhoheni seriozisht. Bëhuni edhe më të duruar pasi jo çdo gjë realizohet menjëherë. Në punë jo të gjithë kolegët do ua mbështesin idetë, por kjo nuk do të thitë që ju të dorëzoheni. Në planin financiar duhet të mobilizoheni më tepër për ta mbajtur gjendjen sa më të mirë.

Virgjëresha

Sot do jeni përherë të gatshëm për të ndërhyrë e për të zgjidhur çdo lloj konflikti. Do jeni edhe më të hapur me personat që kanë pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Ju që keni një lidhje do jeni më të ndjeshëm dhe më të gatshëm për t’u dashuruar me pasion. Nëse jeni beqarë nuk do e keni pikësynim kërkimin e një lidhjeje, por dikush që nuk e keni parë ndonjëherë do ju surprizojë. Në punë do ju kërkojnë ide dhe mendime pasi vlerësimi për ju është i madh. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të shpenzoni.

Peshorja

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

Shigjetari

Planetët do ju bëjnë të keni më shumë dyshime për çdo gjë sot. Ju që jeni në një lidhje nuk do mund të dashuroheni dot më qetësisht pasi do mendoni se partneri ka diçka që ju fsheh. Kjo gjë do ju shtojë edhe më shumë brengën dhe frikën. Për ju beqarët ka ardhur koha të veproni. Nëse ju pëlqen dikush merrni guximin dhe thuajani. Në punë keni për të pasur më shumë ngarkesë se zakonisht dhe ndonjëherë do ju mungojë energji për të ecur përpara. Kërkoni edhe pak mbështetje. Me financat do jeni edhe më të vëmendshëm dhe nuk do bëni gabime.

Bricjapi

Marsi do ju vërë paksa nën presion gjatë kësaj dite dhe mund të mos i arrini dot të gjitha ato që keni planifikuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni vetëm momente të bukura, por herë pas here mund t’iu lindin edhe debate e mosmarrëveshje. Vështirësitë financiare do jenë një arsye për këto gjëra. Nëse jeni beqarë do keni një jetë të trazuar dhe as që do ju shkojë ne mendje të mendoni për dashurinë. Në punë do lodheni aq shumë saqë në disa momente do mendoni të dorëzoheni plotësisht. Buxheti do përkeqësohet për shkak të shpenzimeve të mëdha për kafe dhe aksesorë.

Ujori

Sot çdo gjë do jetë shumë më e thjeshtë për ju. Të gjithë planetët do i keni në krah kurdoherë. Ju që keni një lidhje do kaloni përherë momente shumë pasionante dhe intensive. Të gjithë kanë për t’iu pasur zili dhe do ndiheni edhe më krenarë për ambientin që keni krijuar. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me disa miq të mirë kështu që nuk do e ndieni nevojën të krijoni një lidhje me patjetër. Në punë merrni pak kohë para se të filloni një projekt të madh. Reflektimi do ju bëjë të shmangni edhe rrugët e gabuara. Saturni do ju bëjë t’i menaxhoni edhe më mirë financat kështu që gjendja e tyre do jetë e kënaqshme.

Peshqit

Do jeni më të përgjegjshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni më ëndërrimtarë, por ama nuk do hidhni hapa të gabuara. Do mundoheni që në çdo moment të bëni diçka romantike për të shtuar edhe më shumë emocionet. Ju beqarët do arrini të joshni personin që ju ka pëlqyer dhe shumë shpejt do filloni edhe një lidhje. Jeni vërtet në rrugë të mbarë. Në punë do jeni më dinamikë, plot vullnet dhe do veproni me shpejtësi të madhe. Disa kolegë madje do mendojnë se jeni nga një planet tjetër. Në planin financiar Mërkuri do iu ofrojë më shumë siguri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al