30 Mars, 2019

Paparaci/ Sandër Lleshaj lëviz me një ushtri truprojash


Protestat e shpeshta të opozitës së bashkuar, të organizuara nga deputetët që lanë mandatet, duket se e kanë vënë maxhorancën në një situatë të re.

Sidomos ministri i Brendshëm, i cili duhet të përballojë protestat, duke u përpjekur të ruajë qetësinë dhe të mos degradojë e gjitha në dhunë, por edhe për vete gjithashtu ka marrë masa.

Ai ka shtuar ndjeshëm numrin e truprojave dhe kjo duket në ato pak metra që ai bën në këmbë deri te dera e Parlamentit. Atë e shoqërojnë një numër i konsiderueshëm truprojash, nga frika se mos dikush ndërmerr ndonjë akt dhune mbi ministrin, i cili akuzohet se helmoi protestuesit me gaz lotsjellës dhe ushtroi dhunë fizike mbi ta.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al