9 Mars, 2019

Paparaci/ Rrahman Rrahja, nostalgji për kohën kur mediat ishin të interesuar për të


Me një protestë masive të opozitës së bashkuar para derës së Kuvendit, këtë javë që lamë pas, deputetët e maxhorancës mundën të zhvillojnë një seancë plenare të plotë dhe siç ishte përcakuar në rendin e ditës.

Ndërkohë që forcat e Rendit kishin lënë disa metra larg godinës së Parlamentit protestuesit, disa gazetarë prisnin para derës së Parlamentit për të marrë ndonjë prononcim nga deputetët e maxhorancës kur ata të dilnin për ndonjë pushim ose në mbarim të seancës.

Ndërkohë, Rrahman Rrahja është parë në oborr të Parlamentit gjatë kohës që seanca vijonte. Me siguri ka pasur nevojë për pak pushim, ose ka qenë kurioz për të parë protestën. Ndërkohë që një grup gazetarësh rrinin në pritje, Rrahja i shikonte dhe me siguri ka kujtuar kohët kur të gjithë ishin të interesuar për një prononcim të tij.

Ishte koha kur i biri u ndalua nga Policia sepse dyshohej se kishte ushtruar dhunë ndaj një femre. Tani që Rrahmani nuk prodhon më lajm, gazetarët presin sa të mbarojnë seancën kolegët e tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al