26 Mars, 2019

Paparaci/ Ralf Gjoni iu qahet deputetëve dhe ministrave të Ramës për bojën në fytyrë


Një nga kandidatët për deputetë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, pranoi mandatin e deputetit të lënë në mënyrë masive nga deputetët e kësaj force politike, në unison me ata të Partisë Demokratike.

Mirëpo, Gjoni pati një incident ditën e parë të punës së tij si deputet. Në dalje të shtëpisë së tij, ai u gjuajt me bojë të kuqe nga dikush, që Ralfi me siguri e njihte sepse tentoi t’i japë dorën. Ose mund ta ketë bërë si gjest mirësjelljeje sepse me siguri nuk e ka parashikuar se cili do të ishte qëllimi i personit që po e priste para shtëpisë.

Pas këtij incidenti, zoti Gjoni është parë i shoqëruar nga tre truproja, ndërkohë që në oborrin e Parlamentit ai ka biseduar me ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe me Paulin Sterkajn. Tashmë, Gjoni do ta ruajë gjatë në kujtesë ditën e parë të punës si i zgjedhuri i popullit dhe i bojatisuri i popullit, gjithashtu.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al