19 Mars, 2019

Paparaci/ Pas veshjeve të zeza, Reme Lala rikthen ngjyrat


Reme Lala ishte deputete e PDIU-së, e cila pak muaj më parë iu bashkua Grupit Parlamentar të PS-së. Ajo nuk ka ndonjë aktivitet të spikatur në Parlament, flet shumë rrallë, por ama ka qenë shumë shpesh pjesë e faqeve tona rozë për arsye të veshjeve të saj. 

Reme Lala vishet shumë bukur dhe duket që shpenzon mjaft për to. Ajo kombinohet shumë bukur dhe i jep rëndësi maksimale këpucëve dhe çantave. Për disa muaj, gjatë dimrit, Reme u pa me veshje të zeza dhe gri të errëta.

Natyrisht dukej shumë elegante dhe shik, por të zezën e përdorin të gjithë. Pika e fortë e Remes në veshje është kur guxon me ngjyrat, siç ka bërë këtë herë që kishte veshur pardesy të bardhë dhe e kombinuar me çantë me lule dhe këpucë pink.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al