20 Maj, 2019

Paparaci/ Pabarazi në trajtimin e ministreve, kush mbulohet e kush laget në shi


Këtë herë, edhe në ditën e seancës parlamentare, koha u tregua e pamëshirshme. Dimër në mes të majit, me të ftohtë e shi. Për këtë arsye, ministrat shoqëroheshin nga truprojat e tyre, nga makina deri te dera e godinës së Parlamentit, me çadër.

Kështu ndodhi me ministren e Transportit, Belinda Balluku. Por skena në foto, në fakt, është mjaft interesante për dy arsye; e para, se nuk ka bërë të njëjtën gjë truproja e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ajo është lënë të shkojë vetëm dhe të laget. Por jo vetëm kaq, as ministrja Balluku, e cila ishte prapa saj, nuk e ftoi në çadrën e vet.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al