25 Mars, 2019

Paparaci/ Mirela Kumbaro vjen e pagjumë në Parlament, nuk e eviton dot hapjen e gojës


Që politika është pak rrëmujë këto kohë, kjo nuk ka diskutim. Por stresi është më tepër për deputetët e opozitës, sidomos për ata që dogjën mandatet.

Ndërkohë që deputetët e maxhorancës janë më të qetë. Pra, pagjumësia e ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, zor se mund të ketë lidhje me realitetin e ri aktual politik.

Mbase, mund të lidhet me ndonjë gjë specifike në karrierën e saj profesionale ose në jetën personale. Gjithsesi, cilado të jetë arsyeja, zonja Kumbaro nuk e frenoi dot hapjen e gojës herë pas here, teksa fliste me kolegët e saj deputetë, në një moment pushimi në oborrin e Parlamentit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al