31 Dhjetor, 2017

Paparaci/ Krishtlindjet dhe Viti i Ri i politikanëve, mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë


Më 25 dhjetor, besimtarët e krishterë, zakonisht, preferojnë të shkojnë në meshë. Për ta është ditë e rëndësishme, dita e Lindjes së Krishtit. Siç dihet, deputeti Tom Doshi është besimtar katolik.

Ai është parë në Katedralen Katolike në Tiranë, në orët e para të datës 25 dhjetor. Bashkë me të dhe familjen e tij ishte edhe familja e të ndjerit Dritan Prifti, bashkëshortja dhe fëmijët.

26174812_1541600869211213_1208815009_nSiç dihet, Dritani dhe Toma kishin një miqësi mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Madje, në një periudhë ata patën filluar të bëjnë edhe biznes me njëri-tjetrin. Më pas, Dritanit i filluan problemet shëndetësore, të cilat nuk arriti t’i tejkalojë. Ai ndërroi jetë pak muaj më parë, pa mbushur 50 vjeç.

Monika, selfie në kishë me vajzat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është një besimtare, e cila nuk mungon sidomos në festat fetare, në meshat e organizuara me këtë rast. Ajo ishte e shoqëruar nga dy vajzat e saj dhe nuk e humbi rastin pa bërë një selfie në ditën e shënuar të Lindjes së Krishtit, brenda në kishë.26176584_1541600902544543_955165521_n

Rudina Hajdari preferon të dhurojë lule në prag festash

Vajza e të ndjerit Azem Hajdari, njëkohë- sisht edhe deputete e re në këtë legjislacion, Rudina Hajdari, ka qenë një risi interesante në politikën shqiptare.

26176165_1541601125877854_138761527_nE larguar prej vitesh në SHBA, aty ku ka bërë shkollën dhe ka krijuar familjen e saj, Rudina rikthehet në Shqipëri për të bërë atë, që la në mes babai i saj, deytyrën e të zgjedhurës së popullit si pjesë e Partisë Demokratike. Rudina, këto ditë ku të gjithë mendojnë për dhurata, është parë teksa blinte lule te një tregtar në anë të rrugës. Nuk dihet nëse i ka për vete apo dhuratë për dikë.

Mesila Doda zgjedh dhurata të shtrenjta

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, është parë këto ditë në një nga dyqanet e shtrenjta të zonës së ish-Bllokut, aty ku blihen aksesorë të markave. Ajo doli nga dyqani me diçka në dorë, e cila mund të jetë dhuratë për ndonjë familjar apo mik ose mikeshë, por nuk përjashtohet mundësia të ketë blerë edhe diçka për vete.

26233958_1541601039211196_1176706609_nGjithashtu, ajo, që bie në sy është edhe veshja e Mesilës. Ajo, si gjithmonë, kurohet në detaje për veshjen e saj, ndërkohë që kësaj here ishte në sinkron me ngjyrat e festave, të cilat i shkonin shumë.

Ditë tensioni për Aqif Rakipin, ja kush i bën shoqëri

Siç kemi mësuar nga media, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KQZ-së heqjen e imunitetit të deputetit të PDIUsë, Aqif Rakipi. Këto ditë ai është parë në shoqërinë e emrave të njohur.

26196708_1541600572544576_1416042630_nAstrit Patozi dhe Keltis Kruja u panë në kafe me të. Më pas, ai u pa tek bisedonte me biznesmenin e njohur Gaz Demi. Më 3 janar vendoset fati i mandatit të Rakipit.

26175261_1541600965877870_1332410694_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al