9 Mars, 2019

Paparaci/ Besa Shahini dhe Lindita Nikolla vijnë krah për krah në Parlament


Pak ditë më parë, paparazzi ynë fotografoi krah për krah ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministren që e zëvendësoi, Elva Margariti.

U çuditëm nga sjellja miqësore si dy mike të vjetra të dy zonjave, por ky mesa duket nuk është një rast unik. Këtë të martë, kur opozita protestonte përballë Parlamentit, deputetët e maxhorancës u panë duke hyrë në godinë, në grupe.

Ajo që na ra në sy ishte ministrja aktuale e Arsimit, Besa Shahini, nga Kosova dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Dy zonjat, njëlloj si dy ish-ministret e Kulturës, u shfaqën krah për krah, teksa nxitonin për t’u futur sa më parë në Parlament.

Kujtojmë se gjatë kohës kur zonja Nikolla ka qenë ministre e Arsimit, zonja Shahini ishte zëvendësministre, kështu që miqësia dhe lidhja mes tyre është e vjetër.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al