27 Mars, 2019

Paparaci/ As Blend Klosi nuk i shpëton dot efektit të gazit lotsjellës përballë Parlamentit


Tashmë, protestat e opozitës së bashkuar kanë një destinacion të caktuar, pavarësisht se ku fillojnë ato. Para Parlamentit është bërë zakon grumbullimi, sidomos në ditët kur thirret seanca parlamentare.

Herën e parafundit, u përdor shumë gaz lotsjellës nga ana e Policisë për të shpërndarë protestuesit, të cilët tentuan që të çanin kordonin policor, që mbronte godinën e Parlamentit.

Siç dhe është shkruar më herët në media, efektet e gazit lotsjellës u përhapën edhe në zonat përreth, në baret dhe qendrat tregtare aty afër. Mesa duket, këtij efekti nuk i shpëtoi as ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili përpiqej të mbrohej me duar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al