5 Janar, 2018

Pak muaj pas ndarjes nga vajza e Topallit, Luiz Ejlli habit me deklaratën për lidhjen e tyre


Disa muaj më parë, në media doli lajmi se kengetari i njohur shqiptar Luiz Ejlli dhe vajza e ish kryeparlamentares Jozefina Topallit, Megi, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Gjatë lidhjes së tyre ata janë përfolur se ishin të fejuar, por Luizi i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Por teksa ka qene i ftuar në emisionin “Dasara Radio Show” në Tema TV dhe MCN Radio, Luiz Ejlli ka folur për statusin e tij momental dhe ka treguar që nuk ka qenë asnjëherë i fejuar.

Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura, problem ky për artistët që e kanë të ekspozuar jetën private, por edhe për publikun që i serviren lajme të tilla.

“Mua më kanë bërë të fejum e të martumë e me fëmijë e me gjithësend, por mirë i them unë vazhdo”.

Si është statusi singëll je?

Luizi: Qysh sa kam le e deri tash, në sensin as i fejum as i martumë.

Kemi ngelur te fejesa që s’ke qenë asnjëherë i fejuar, por ke qenë i diskutuar në media me këtë gjë.

Luizi: Të them të drejtën më shqetëson një fenomen që ka kohë që po ndodh në Shqipëri, po të hapësh TV, gazetat, pjesa më e madhe janë kronikë e zezë dhe tashetheme, në vend që të japim dicka tjetër duhet me i dhanë thashetheme, okej është Luizi i dashuri i Dasarës, u tha iher, mbaroi, u mbyll, për cfarë do e zgjasësh më? Unë i kam evitu këto për këtë arsye, se po të japësh pak, varet se si e interpretojnë dhe varet se si e marrin njerëzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al