14 Mars, 2020

Orlando Bloom lë përgjysmë xhirimet në Pragë dhe “arratiset” drejt SHBA për tu karantinuar nga frika koronavirusit


Orlando Bloom ka lënë xhirimet për tu vetëkarantinuar në shtëpi. Në një video të publikuar të enjten në Instagram, aktori zbuloi se xhirimet e “Carnival Roë” në Pragë u anuluan për shkak të pandemisë.

“Po shkojmë në shtëpi për tu karantinuar,”- tha Bloom, në videon ku ishte rrethuar nga disa prej anëtarëve të kastit. “Po kthehem në SHBA sepse duam të hyjmë në shtet përpara se të mbyllen kufijtë.”

Koronavirus ka prekur jetën e të gjithë njerëzve në gjithë globin dhe Hollyëood nuk bën përjashtim.

Shumë festivale, koncerte, prodhime filmike dhe televizive janë shtyrë ose anuluar.

Bloom është fejuar me këngëtaren Katy Perry, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ajo raportohet se anuloi të gjitha intervistat dhe u largua nga Australia të premten pasi çifti Tom Hanks dhe Rita Wilson njoftuan se ishin diagnostikuar të dy me virusin dhe ishin karantinuar atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al