24 Mars, 2018

Olta Gixhari topless, projekti sekret në mes të dëborës i aktores ndez fantazinë e meshkujve


Aktorja e njohur Olta Gixhari komentohet si një ndër femrat më tërheqëse të showbiz-it, edhe për faktin se asaj i pëlqen herë pas here të provokojë dhe të thyejë tabu. E pas një periudhe të gjatë pauze, duket se artistja do bëjë bujë me projektin e ri sekret, për të cilin ka zbuluar vetëm një fragment, me anë të një postimi të fundit që ka bërë në “Instagram”.

Poshtë fotos ku pozon në mes të dëborës në Dardhë me gjoksin zbuluar, poshtë një xhakete të hapur, Olta ka shruar: Në Korçë me vajza shumë të talentuara. Së shpejti…”. Për fotot ku shfaqet seksi e me pamje të shpërfillur, Olta dhe kolegia e saj aktore Ilda Pepi kanë marrë me vete një staf profesionistesh, duke filluar nga grimierja e deri te fotografja profesioniste.

Koleget e saj të teatrit, Driada Dervishi e Olta Daku i kanë uruar suksese, që lë të kuptosh se Olta po punon për një projekt të ri filmi. Fotoja në fjalë paralajmëron një Oltë shumë provokuese dhe seksi e që sfidon të ftohtin me hiret e saj.

Poza ku ekspozon gjoksin ka ngacmuar fantazinë e meshkujve, të cilët nuk kanë munguar me komentet e nxehta, duke e krahasuar me aktoren e famshme të filmit “Basic instict”, Sharon Stone.

Edhe pse mot i ftohtë, ngaqë seti i fotove po realizohej në natyrë, Gixhari duket se ka arritur të rezistojë duke dashur të kapë fotografinë perfekte. Ky është postimi i parë i Gixharit që paralajmëron një projekt pune, pas atij në ditën e të dashuruarve, kur ajo ndau me ndjekësit një foto ku dukej e lumtur dhe shumë në formë, ndërsa i drejtohej personit të zemrës, me fjalët “I love you! (Të dua ty!).

E veshur me të kuqe që simbolizon ditën e Shën Valentinit, 14 Shkurtin, Olta i çuditi shumë miqtë dhe ndjekësit në “Instagram” me deklaratën e dashurisë si kurrë më parë. Sa për karrierën, ajo vitin 2016 e nisi me një puthje pasionante në teatër me Indrit Çobanin dhe e mbylli me një puthje të nxehtë më aktorin e njohur Arben Derhemi, në skenat hot të shfaqjes “Opera për tre grosh”, me regji të Mehmet Xhelilit, ku kishte rolin e prostitutës. Ndërsa këtë periudhë pauze, ajo i është përkushtuar regjimit dhe palestrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al