17 Tetor, 2017

Numër rekord të ftuarish, Labi i përloti të gjithë në hapjen e dasmës


Dy ditë pas dasmës së parë me miq të afërt e familjarë, moderatori i njohur shqiptar Labinot Gashi ka mbajtur dasmën e dytë, vetëm me të ftuar VIP dhe jo pak, por siç deklaroi ai vetë, plot 700 të tillë.

Thuajse çdo personazh i njohur i showbiz-it ka qenë prezent në dasmën e moderatorit me Qëndresën, partneren e tij prej disa vitesh. Labi e ka mbajtur vetë fjalimin hapës të dasmës, me të cilin ka përlotur pjesën më të madhe të të ftuarve falë fjalëve emocionuese.

Duke falenderuar fillimisht të gjithë të ftuarit për prezencën dhe duke u kërkuar ndjesë atyre që ndoshta mund t’i kishte harruar, moderatori përkujtoi edhe babanë e tij të ndjerë. ‘Babi të du! Me mungon shumë! Të kam pranë dhe të ndjej kudo!’- u shpreh moderatori.

Pas këtij momenti, këngëtari Sabri Fejzullahu ka nisur zyrtarisht festimet me këngën ‘Pranvera në Prishtinë’. Burimi: Gazeta Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al