29 Dhjetor, 2018

Nuk u tregoi mjekëve diagnozat e diabetit të 14-vjeçares, nëna akuzohet për vrasjen e së bijës


Një grua 39-vjeçare është akuzuar për vdekjen e vajzës së saj adoleshente, pasi prokurorët thanë se i fshehu mjekëve diagnozat e diabetit të 14-vjeçares.

Të enjten, një gjykatë në Madison Country u shpreh se Amber L. Hampshire akuzohet për vrasje të pavullnetshme dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të një fëmije.

Adoleshentja Emily Ikue-Rose Hampshire, ndërroi jetë më 3 nëntor nga ketoacidoza diabetike në spitalin “Cardinal Glennon”.

“Ka dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se ajo fshehu qëllimisht sëmundjen. Sëmundja ishte krejtësisht e shërueshme”, tha avokati i shtetit të Madison, Tom Gibbons.

Ai shprehet se në shtëpinë e tyre u gjetën ilaçe të trajtimit të diabetit të paprekura, disa ditë pas vdekjes së Emily.

Mediat e huaja shkruajnë se kur Amber shkoi në spital me të bijën, i shpjegoi stafit se Emily u shtrua në spitalin e Fëmijëve të St Louis-it vitin e kaluar me pneumoni.

Në momentin që asaj i është kërkuar autorizimi i lëshimit të të dhënave mjekësore nga Spitali i Fëmijëve të St Louis-it tek “Cardinal Glennon” lidhur me atë trajtim mjekësor që kishte marrë më parë, Amber refuzoi ta jepte.

Si pasojë, Emily vdiq dy ditë më vonë në spitalin Cardinal Glennon në St Louis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al