22 Nëntor, 2018

“Nuk të dua dot më pak”, Flori Mumajesi rikthehet në “Këngën Magjike” (VIDEO)


Kantautori i dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesi e ka gati këngën e re. Madje do të vijë të dielën që ta prezantojë në “Këngën Magjike”.

Lajmin e bukur për fansat e ka dhënë Klajdi Haruni. Ky i fundit ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video, ku shihet duke ndezur gjeneratorin e studios për të vazhduar regjistrimin e këngës, pasi energjia elektrike ishte ndërprerë.

 

View this post on Instagram

 

Te dielen… @iamflorimumajesi

A post shared by Klajdi Haruni ??‍♂️ (@klajdiharuni) on


“Nuk të dua dot më pak”, dëgjohen të thonë në fund të videos Klajdi dhe Flori, duke lënë të kuptojnë se ky është titulli i këngës së re.

Ndërkohë nga titulli kuptohet se do të jetë një këngë romantike që do të kthehet në një hit ashtu si kënga “Me fjalë të vogla”, me të cilën Flori u prezantua në festival në vitin 2015.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al