20 Korrik, 2018

Nuk përmbahet Era Istrefi, shfaqet mjaft provokuese në vizitën te presidenti Thaçi (FOTO)


Era Istrefi është nderuar sot me medaljen e jubileut të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këngëtarja që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke performuar në Botërorin “Rusi 2018”, ishte e ftuar në zyrën e presidencës së Kosovës ku presidenti Hashim Thaçi e dekoroi me medaljen.

Por ajo që ra në sy është veshja mjaft provokuese e Erës. Ajo kishte zgjedhur një këmishë të verdhë me dy të çara anash. Teksa qëndronte ulur, dy të çarat bënin që këngëtarja të tregonte më shumë se ç’duhej.

 

“Jam e lumtur, kjo medalje më motivon më shumë të promovoj Kosovën, të kem edhe më shumë suksese. Falënderoj presidentin për medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendin pasi jemi një popull që e meritojmë shumë”, u shpreh Era.

 

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al