7 Shkurt, 2022

Nuk ndodh shpesh, Ministrja e Arsimit vjen në Parlament me deputetin e djathtë Dash Shehu


Nuk ndodh shpesh të shohësh deputetë të forcave të ndryshme politike në shoqërinë e njëri-tjetrit. Duket sikur jeta jashtë Parlamentit është një zgjatim i asaj çfarë ndodh në atë sallë.

evis kushi dashamir shehi (2)

Siç e dimë, debatet mes së majtës në pushtet dhe forcave opozitare, janë me tone të larta dhe politika duket sot më e polarizuar së kurrë më parë. E megjithatë, ka raste që përjashtohen nga ky rregull i pashkruar.

evis kushi dashamir shehi4

Një rast të tillë e ka kapur edhe paparazzi ynë, ku nuk bëhet fjalë për një deputet të thjeshtë, por për vetë ministren e Arsimit e qeverisë së Ramës, zonjën Evis Kushi, e cila shfaqet duke ardhur në këmbë në Parlament dhe është në shoqërinë e deputetit Dash Shehu.

evis kushi dashamir shehi3

Në fakt, Shehu me një eksperiencë të gjatë në politikë, është disi më i moderuar në tone dhe njihet për të folurën e tij popullore dhe me dialekt tirone.

evis kushi dashamir shehi2evis kushi dashamir shehi1evis kushi dashamir shehi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al