10 Mars, 2020

“Nuk më mposht dot asgjë”- Morena Taraku dërgon mesazhin: Njerëzit e lig më falën eksperiencë. Injorantët nuk më bëjnë përshtypje


Këngëtarja Morena Taraku është një ndër personazhet e showbizz më të komentuar në Shqipëri. 

Kjo jo vetëm për shkak të këngëve të saj, por edhe fotove provokuese, mesazheve që përcjell në mediat sociale si edhe skandaleve ku përfshihet.

Megjithatë duke se Morena nuk është shumë e lumtur për atë që shkruhet për të.

Ndaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se është mjaft e lumtur me jetën që bën dhe se është rritur nga një familje intelektualësh në Prishtinë.

Këngëtarja thekson se nuk e mposht dot asgjë dhe se injorantët nuk i bëjnë përshtypje, duke shtuar se njerëzit e lig i kanë falur eksperienca.,

Duke u shprehur se jeta është shumë e bukur, Morena ngre pyetjen pse njerëzit janë të mbushur me kaq shumë mllef dhe ligësi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al