5 Shkurt, 2023

Nuk kishin raporte të mira me njëra-tjetrën, si ndihet Olta pas eleminimit të Efit nga “BBVIP”: Nuk kam fjalë ta përshkruaj…


Eleminimi i Efit gjatë “Prime”-t të djeshëm, shkaktoi një trishtim dhe zemërim në të njëjtën kohë tek Luizi dhe Kiara.

Grupi ‘LEK’ kishin krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin brenda “Big Brother VIP”.

Mirëpo largimi i Efit solli dhe një ‘çlirim’ të Oltës e cila dukej se e shikonte ish-banoren si një konkurrente të fortë dhe i druhej lojës së saj.

Teksa të gjithë banorët u ngritën për ta përcjellë Efin tek dera ashtu siç bëjnë me çdo të eleminuar, aktorja ishte e vetmja që nuk iu bashkua duke qëndruar e vetme në ‘living’.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka pasur disa përplasje të forta brenda shtëpisë me aktoren. Edhe pse vajzatg u përpoqën t’i sheshonin debatet, ato nuk arritën të rregullonin raportin me njëra-tjetrën. Teksa të gjithë banorët u ngritën për ta përcjellë Efin tek dera ashtu siç bëjnë me çdo të eleminuar, aktorja ishte e vetmja që nuk iu bashkua duke qëndruar e vetme në ‘living’.

Pas përfundimit të spektaklit, Olta ka diskutuar me disa nga banorët se tashmë pas largimit të Efit ndihej më e lumtur se kurrë.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë. Morëm pak zemër, doli jashtë pasi doli në krah të Luizit”, shprehet Olta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al