4 Maj, 2023

Nuk kanë fund debatet, Deamishel shpërthen ndaj Luizit: Ti je i frikshëm kur bëhesh me nerva, bëj ndonjë terapi


Katër finalistët e “Big Brother VIP Albania” presin finalen e madhe ku duket që debatet ishin shteruar por një debat i fortë ka ndodhur gjatë ditës së sotme  mes Luizit dhe Deamishelit, të cilët kanë rikujtuar situatat e ndodhura me njëri-tjetrin.

Dea i kujtoi situatën kur Luizi i nxehur dhe i revoltuar nga nominimi që Dea bëri i ka thënë që “ do të zhgarrazis për tokë”, ndërsa Luizi iu kundërpërgjigj me situatë ku Dea e ka përendur në shtëpinë e Big Brother duke kërkuar fale për shakanë që ajo ka bërë me fëmijët jetim.

Gjithashtu ajo e këshilloi  këngëtarin që duhet t’i kontrolloj nervat pasi sipas saj është i frikshëm kur ka shpërthime emocionale dhe do ti bënte mirë takimi me psikologë.

“Edhe ti në realitet i ke bërë, nuk je në garë kur më the mua që do të shkarravis për muri, të ishin errur sytë, të ishte tharë buza, ti je i frikshëm kur bëhesh me nerva dhe duhet të kuptosh nervat e tua, duhet të mësosh t’i menaxhosh dhe mundësish të bësh edhe terapi, se kur the se nuk kam bërë takime me psikologun u habita, ti duhet të bësh një takim me të, duhet t’i menaxhosh këto nerva dhe duhet të kuptosh se bëhesh i dhunshëm kur bëhesh me nerva dhe nuk duhet të justifikohet kjo gjë”, i tha Deamishel.

Kjo u kundërshtua nga Luizi, i cili tha se çdo gjë që ka bërë e kishte në kuadër të lojës për dallim nga ajo që situata i kishte të gjitha reale. Duke i thënë Dea sipas tij nuk ka fytyrë të dal nga shtëpia.

Ndërkohë, kujtojmë që fituesi i këtij edicioni të dytë të BBVA do të zgjidhet të shtunën, më 6 maj në mes të Luizit, Deamishelit, Efit dhe Kristit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al