26 Tetor, 2020

“Nuk ka asgjë pa kushte përveç …”- Alesia Bami tregon çfarë kërkon tek partneri


Alesia Bami është shprehur se përveç dashurisë së prindërve, asgjë tjetër nuk është pa kushte.

Ndaj kërkon që partneri i saj duhet të ketë të njëjtat mundësi ekonomia si ajo.

Moderatorja u shpreh se nuk do të donte të ishte e varur ekonomikisht nga dikush tjetër.

“Partneri im, do doja të kishte të njëjtat mundësi ekonomike si të miat sepse nuk do doja të isha e varur. Nuk ka asgjë pa kushte, përveç asaj të familjes. Asgjë tjetër nuk është pa kushte,”– tha ajo në “Trotuar”.

Alesia Bami është mjaft e komentuar për jetën e saj private, por ajo është munduar ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Në një intervistë për “Wake Up” rreth një muaj më parë, ajo u shpreh se ende nuk ka një mashkull në jetën e saj.

“Që jam single jam dhe kjo punë ka marrë fund (qesh),”- tha ajo, duke pranuar se ka mbetur vetëm për shkak se ka shumë pretendime për meshkujt.

“Kam shumë pak kandidatë (modestia). Ndaj kam ngelur single se kam pretendime. Janë shumë pretendime, shumë gjëra. Duhet të jetë i gjatë, simpatik, të ketë karakter shumë të fortë, i sinqertë, duhet të më vlerësojë dhe të më respektojë. nuk duhet të jetë i mërzitshëm. Kam disa kohë single. Mbase vjen momenti që vijnë të gjitha bashkë. Pse bëni sikur kam ngel në derë,”– rrëfeu moderatorja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al