3 Shtator, 2019

Nuk i pëlqenin format që kishte, 24-vjeçarja shpenzon 112 mijë dollarë për transformimin drastik (FOTO)


Një 24-vjeçareje nga Torontoja, Kanada, i dukej vetja shumë “bazike” me trupin e saj natyral, kështu që vendosi që ta shndërronte atë plotësisht.

Balerina shpenzoi plot 112 mijë dollarë për transformimin e saj, ku bëri tri operacione për rritjen e gjoksit, 15 për buzët dhe të pasmet. Mediat vendase shkruajnë se vajza e quajtur “Mary Magdalen” ende nuk është e kënaqur me rezultatin.

Ndërkohë ajo është shprehur se ka dashur të bëjë operacione plastike qëkur ka qenë 14 vjeçe. Tani kjo i është kthyer si pasion, si sport ekstrem, të cilin nuk e lë dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al