6 Maj, 2020

Nuk është shkak por e vërtetë, bosi i Tesla quajti djalin e porsalindur X Æ A-12. Zbulohet kuptimi i emrit të çuditshëm


Elon Musk dhe këngëtarja Grimes konfirmuan se i vendosën djalit të tyre të porsalindur emrin X Æ A-12.

Shefi ekzekutiv i Tesla dhe Space X njoftoi të hënën ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

“Mami dhe foshnja janë mirë,”– shkroi ai. Ndërsa njoftoi se foshnja do të quhet X Æ A-12. E dashura e tij më vonë dha edhe një sqarim përse ia vendosën pikërisht këtë emër.

Emri X Æ A-12 u bë viral dhe shumë njerëz filluan të pyesnin se si shqiptohet, ndërsa disa të tjerë menduan se ishte një shaka.

Kur Musk zbuloi emrin, shumë njerëz e pyetën nëse e kishte seriozisht. Dhe përgjigjen e dha këngëtarja Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo shpjegoi kuptimin e emrit të foshnjës së tyre.

  • Æ është nëj bashkim gërmash i a dhe e, që është përdorur në latinishten dhe anglisheten e vjetër por tani nuk përdoret më. Këngëtarja përdori Æ edhe më parë, duke titulluar një këngë të albumit të saj të fundit 4ÆM.
  • A-12 është një aeroplan Lockheed i ndërtuar për CIA.

Sidoqoftë mbetet e paqartë se si do të shqiptohet emri i foshnjës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al