22 Mars, 2018

“Nuk është e suksesshme, ndiqet vetëm për hiret”, ja çfarë thotë kolegia për Luana Vjollcën


Mbrëmjen e kaluar në “Top Show Magazine” u debatua për temën e konfliktit mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos. Sic dihet, ky i fundit pak ditë më parë ka sulmuar prezantuesen Ilda Bejleri për shkak të look-ut të saj në ekran, që e cilësoi si vulgar.

E ftuar në këtë debat ka qenë gazetarja Mira Kazhani, dikur moderatore në “Wake Up”, e cila ka dhënë opinionin e saj në lidhje me temën duke marrë si shembull moderatoren Luana Vjollca dhe duke u shprehur se Luanën e ndjekin vetëm për shkak të hireve.

“Luana ka 1 milion ndjekës në Instagram. Ajo rrëzon qeverinë, asnjë parti nuk i ka aq votues. Unë nuk besoj se e ndjekin se është e suksesshme. Padyshim për hiret e saj. Me thënë të drejtën, edhe unë e çoj ndonjëherë në Top për të parë se çfarë ka veshur Luana, pavarësisht se preferoj të dëgjoj Arbana Osmanin”, tha ajo.

Nuk kemi akoma një reagim të Luanës për këtë deklaratë nga ish-kolegia e saj./xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al