19 Qershor, 2018

Nuk do u besoni syve! Noizy gjen sozinë e tij dhe i ngjan kaq shumë (FOTO)


Ai është një ndër reperët shqiptarë më të ndjekur, i cili numëron një numër të madh fansash në rrjetet sociale. Vetëm pak ditë më parë Noizy publikoi këngën e tij të re “Toto”.

Ditën e sotme Noizy ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me një djalë të vogël, me të cilin ai ka një ngjashmëri të madhe. Vetulla e prerë, model i flokëve i njëjtë dhe tipare fiks si të Noizy-t.

“Noizy i vogël dhe Noizy i madh”, ka shkruar reperi sipër fotos ku shfaqet me djalin me të cilin ka një ngjashmëri të frikshme.

Por ai nuk është ndalur me kaq. Noizy ka bërë një postim të dytë në “Instastory” ku djali i vogël shfaqet duke xhiruar një skenë, e cila me shumë mundësi do të jetë për videoklipin e ndonjë kënge të re.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al