6 Prill, 2018

Nora Istrefi mahnitëse e veshur në të bardha, nuk do e besoni sa kushton kostumi i saj (FOTO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Nora Istrefi mbahet jo vetëm si një nga këngëtaret më bukuroshe të skenës shqiptare, por edhe si një ndër femrat më me stil në të veshur.

Një gjë të tillë e vërtetoi edhe mbrëmë teksa postoi disa fotografi në “Instastorie”, ku shfaqej e veshur me një kostum të bardhë.

Ajo dukej e mahnitshme me atë veshje, por e dini sa ka kushtuar. Këtë e ka zbuluar faqja “What they wearin” sipas të cilës kostumi i Norës nuk ka çmime marramendëse siç mund të kishit menduar, por vetëm 60 euro xhaketa dhe 40 euro pantallonat.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al