6 Dhjetor, 2017

Nokia 9 së shpejti në treg, parametrat e telefonit të gjeneratës së re


Sipas një raporti të ri nga Kina thuhet se Nokia 9 do të lansohet zyrtarisht muajin e ardhshëm. Raportohet se HMD Global do të mbajë një event më 19 janar, në Kinë dhe Nokia 9 do të jetë ‘’qershia mbi tortë’’ e eventit madhështor.

Po ashtu, në të njëjtin event do të lansohet zyrtarisht edhe gjenerata e ardhshme e Nokia 8. Të dy modelet do të jenë në dispozicion për tregun kinez në fillim. Sa i përket çmimit, Nokia 9 në version 6GB/64GB do të kushtojë rreth 560 dollarë dhe në version 6GB/128GB rreth 635 dollarë.

Të dy modelet thuhet se do të kenë ekranin me raport prej 18:9, procesor Snapdragon 835 SoC, kamerën kryesore të dyfishtë dhe do të kenë certifikatën IP67 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al