3 Shkurt, 2018

Noizy i shpalli sfidë, aktori ka diçka për t’i thënë (FOTO)


Një ditë më parë Noizy i shpalli sfidën e radhës aktorit Blerim Destani.

Që të dy kanë vënë një bast deri me 31 maj ku do të shohin se cili prej tyre ka arritur rezultatet më të mira nga frekuentimi i palestrës.

Menjëherë pas sfidës, Blerimi i kthen edhe përgjigjen reperit. “Edhe sa herë?”, shkruan ai duke lënë të kuptohet se edhe këtë sfidë e ka të fituar.

Ndërsa kujtojmë se Noizy e ka humbur një bast me Destanin, e mesa duket nuk e ka në mend që të dorëzohet derisa të fitojë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al