15 Qershor, 2018

Noizy dhe Oriola “djegin” rrjetin me videoklipin e ri


Modelja e njohur Oriola Marashi prej kohësh ka zbuluar se ka një miqësi të ngushtë me reperin Noizy. Madje thuhet se së shpejti ajo do të hedh në treg edhe këngën e saj të parë që do e ketë në bashkëpunim me grupin OTR.

E teksa të gjithë fansat e Oriolës janë në pritje të dëgjojnë se si këndon ajo, Marashin e kemi parë më seksi se kurrë në videoklipin më të ri të reperit të njohur.

Mbrëmjen e djeshme Noizy ka publikuar këngën e tij më të re “Toto”, ku pjesë e klipit është edhe modelja. Gjithashtu në videoklipin e këngës ritmike bien në sy makinat luksoze dhe balerinat super seksi.

“Ngrijeni volumim lart. Ju uroj të gjithëve një verë të bukur me shumë lekë dhe Toto”, shkruan Noizy bashkëngjitur me videon e publikuar në “Instagram”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al