9 Qershor, 2023

Një tjetër dasmë së shpejti, Venera Lumani zbulon kur do të kurorëzojë dashurinë në martesë me Lind lslamin


Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Dyshja të cilët jo vetëm në jetë por edhe në karrierë janë partnerë, kanë zbuluar se kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Lindi dhe Venera do kurorëzojnë këtë vit dashurinë e tyre në martesë. Këtë lajm e ka zbuluar vetë këngëtarja teksa ishte e ftuar së fundmi në “Ftesë në pesë” ku zbuloi se ceremonia do të mbahet në vjeshtë.

“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- tregoi Venera duke mos dhënë më shumë detaje.

Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi këngëtarja e shprehu hapur dëshirën për tu martuar në dasmën e Eldit Dodës dhe Klea Hutës. Nëpërmjet në postimi në InstaStory ku shfaqej krahë Lindit, artistja shkruante: “Po ne kur”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al