11 Korrik, 2018

“Një nga ëndrrat e mia është të të shoh gjoksin”, Enca i plotëson dëshirën fansit (FOTO)


Trendit më të ri të rrjetit social “Instagram”, ku ndjekësit kanë mundësi të bëjnë pyetje dhe më pas përgjigjet të postohen në “Instastory”, duket se ka fiksuar edhe VIP-at shqiptarë.

Kësaj loje i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Enca Haxhia, e cila ka nisur që të postojë përgjigjet që i kanë bërë fansat e saj.

Janë pyetje nga më të ndryshmet që nga jeta e saj private ashtu edhe personale, por ajo që ra në sy është një dëshirë që ka shprehur një ndjekës i Encës.

“Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të shoh thithkat e tua. Kur do të na i tregosh të lutem?”, i shkruan fansi. Këngëtarja nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje. Ajo në fakt nuk i ka treguar ndonjë foto, por ka vizatuar gjoksin, gjë e cila me siguri e ka lënë fansin me gisht në gojë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al