17 Dhjetor, 2018

Ngjyrat që do të bëjnë namin në modë gjatë vitit 2019


Të gjithë jemi kurioz të dimë se cilat do të jenë trendët kryesore përgjatë vitit 2019. Këtu do ju tregojmë se cilat ngjyra do të shohim më së shumti gjatë pranverës dhe verës 2019.

Ngjyrat e ëmbla do të mbizotërojnë gjatë 2019-s, sidomos roza. Prandaj sigurohuni që të keni një xhaketë në ngjyrë rozë të hapur në gardërobën tuaj.

Jeshile e errët- me këtë ngjyrë asnjëherë nuk do të gaboheni. Ndërkohë ngjyra “khaki” do ju shkonte për një veshje më klasike.

E verdha- e cila ishte edhe gjatë vitit 2018 një trend, do ju shoqërojë edhe vitin që po vjen.

Ngjyra korale- është perfekte sepse kombinohet me gjithçka.

Ngjyra blu– zgjidhni gjithmonë një fustan ose bluzë me këtë ngjyrë. Ose sigurohuni që t’i keni këpucët apo aksesorët të kësaj ngjyrë.

Ndërsa ngjyra kafe do të jetë kryefjalë  jo vetëm gjatë dimrit, por edhe në pranverë dhe në verë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al