14 Shtator, 2018

Ngjashmëri e frikshme, zbulohet sozia e Tayna-s (FOTO)


Ajo është një prej repereve më të reja shqiptare, e cila në vetëm pak kohë që është bërë pjesë e tregut muzikor ka arritur që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Bëhet fjalë për Tayna-n, e cila tashmë është kthyer në të preferuarën e publikut dhe çdo detaj nga jeta e saj përbën interes. Së fundmi fansat kanë arritur të gjejnë edhe sozinë e Tayna-s.

Këngëtarja Enca ka postuar në “Instastory”-n e saj një video ku shfaqet një vajzë duke kënduar këngën “Rendez vous”. Në këtë video fansat kanë arritur të dallojnë ngjashmërinë e frikshme mes kësaj vajze dhe Tayna-s.

Madje ka patur nga ata persona që kanë menduar se ka qenë vetë Tayna në këtë video.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al