26 Maj, 2022

Nga Kim Kardashian deri tek Selena Gomez, cilët janë personazhet e njohur që reaguan të revoltuar pas tragjedisë në Teksas


Kim Kardashian , Madonna , Taylor Swift, Selena Gomez dhe shumë të tjerë janë ndër personazhet e famshëm që kanë reaguar të revoltuar në rrjetet e tyre sociale pas tragjedisë në shkollën fillore në Teksas.

Një ditë pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde dhe Kim foli kundër dhunës me armë dhe në favor të më shumë ligjeve për sigurinë e armëve, duke thënë se ndihej ‘zemërthyer, e neveritur dhe e tërbuar’.

Para se të rrëzohej dhe vritej nga forcat e rendit, i armatosuri i vetëm qëlloi dhe vrau 19 fëmijë të vegjël, dy mësues dhe plagosi 17 të tjerë, duke e bërë kështu sulmin e  tretë më vdekjeprurës në shkollë në SHBA pas masakrave në Virginia Tech në 2007 dhe Sandy Hook Elementary në vitin 2012.

Madonna theu gjithashtu heshtjen e saj të mërkurën mbrëma, teksa shpërndau një video me një mbishkrim të gjatë, ku tha se “nuk mund të imagjinonte dhimbjen e zemrës” që prindërit e fëmijëve të vrarë ndjenin në ato momente.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha të hënën se nuk kishte shenja se ai kishte probleme mendore dhe se ai nuk kishte pasur një precedent penal.

Para se të hapte zjarr në Robb Elementary, personi i armatosur qëlloi gjyshen e tij në shtëpinë e tyre. Ai e plagosi në fytyrë, por ajo mbijetoi dhe iku në shtëpinë e një fqinji ku thirri policinë.

Në të njëjtën kohë, gjuajtësi ka vjedhur makinën e gjyshes së tij dhe ka shkuar në drejtim të shkollës fillore. Ai nuk ka përvojë në drejtimin e automjetit dhe është përplasur në një kanal pranë shkollës.

Policia nisi ta qëllonte teksa ai arriti në shkollë. Ai arriti të futej brenda dhe të vriste 19 fëmijët dhe dy mësuesit që ishin në një klasë të vetme përpara se të qëllohej vetë nga një agjent i patrullës kufitare. Para se të qëllonte gjyshen e tij, ai postoi në Facebook se kishte në plan ta vriste atë.

Prezantuesi i njohur, James Corden u kërkoi ligjvënësve të veprojnë për kontrollin e armëve gjatë një monologu hapës emocional pas të shtënave masive në Uvalde.

43-vjeçari ka trajtuar tragjedinë e ‘pazbulueshme’ në emisionin Late Late Show.

“Si baba nuk mund ta imagjinoj tmerrin e asaj telefonate,” tha ai. “Kur i lë fëmijët e mi në shkollë këtë mëngjes dhe i puth, nuk të shkon mendja se kjo mund të jetë ndonjëherë lamtumira e fundit.”

Ashtu si Kim, Khloe u kërkoi njerëzve në pushtet që të ‘bëjnë diçka’ për të ndihmuar në mbrojtjen e jetëve të të rinjve.

“Nuk arrij ta kuptoj tragjedinë e sotme në vendin tonë. 14 fëmijë të vdekur. Si po ndodh kjo. Po më thyhet zemra. Lutem, shpresoj, lutem, lutem.. ju lutem ligjbërës, qeveritarë, drejtues të vendit tonë, të bëni diçka për të mbrojtur fëmijët tanë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë Kylie tha se mbeti e ‘shkatërruar’ nga tragjedia, duke shkruar në Instagram: ‘Tjetër të shtëna në shkollë, shkatërruese. Më thyhet zemra për këto familje.’

Kris Jenner e përshkroi situatën si ‘të paimagjinueshme, të tmerrshme, të pafalshme, shkatërruese’ dhe tha se ligjvënësit duhet ‘të ndalojnë së vrari fëmijët tanë’.

Kendall Jenner ripostoi postime të shumta duke bërë thirrje për kontrollin e armëve, ndërsa Kourtney Kardashian ripostoi një imazh të përbërë të viktimave dhe një postim që u kërkoi ndjekësve të ngrinin zërin për organizatën e dhunës me armë  Everytown .

Taylor Swift ndau një video të një deklarate të bërë nga trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, duke vënë në pikëpyetje përpjekjet politike drejt kontrollit të armëve pas masakrës së fundit.

“Kur do të bëjmë diçka?” tha Kerr. ‘Jam i lodhur. Jam lodhur shumë duke u ngritur këtu dhe për të ofruar ngushëllime për familjet e shkatërruara atje. Jam lodhur nga momentet e heshtjes. Mjaft”.

Selena Gomez, një tjetër vendase Teksan, pyeti: ‘Nëse fëmijët nuk janë të sigurt në shkollë, atëherë ku janë të sigurt? Sot në shtetin tim të Teksasit, 18 studentë të pafajshëm u vranë ndërsa thjesht kishin shkuar të arsimoheshin. Një mësuese e vrarë duke bërë punën e saj, një punë e paçmuar, por fatkeqësisht e pavlerësuar.”

Britney Spears gjithashtu tha në një postim në Instagram: “Zemra ime është e copëtuar. Unë nuk kam fjalë. Lutjet e mia janë me viktimat e Robb Elementary dhe familjet e tyre. Ngushëllimet  tonanuk mjaftojnë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al