15 Shkurt, 2018

Nga ‘bad boy’ në super romantik, ja si i këndoi Stresi të dashurës së tij për Shën Valentin (VIDEO)


Nëse ka një njeri të dashuruar në showbiz-in shqiptar dhe që nuk ngurron aspak ta shprehë, ai është Stresi.

Reperi i njohur është i lidhur me Keisin, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën. Stresi duket se po kalon një periudhë mjaft të lumtur dhe këtë e tregon vazhdimisht në rrjetet sociale, ndaj nuk kishte si të mungonte dhe një postim për ditën e të dashuruarve.

Me 14 shkurt, ai ka postuar një foto tepër romantike ku shihet duke mbajtur në krahë Keisin, teksa të dy shohin me adhurim njëri-tjetrin.

Gjithashtu reperi i ka kënduar edhe një këngë: “Eja eja luleborë se me ty thur kurorë”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al