9 Prill, 2019

Nëna inkurajon të bijën që të gjejë një “babush të pasur”, të paguajë operacionet plastike


Një gazetar është përballur me një nënë e cila ka lejuar vajzën e saj 18-vjeçare të flejë me “babusha të pasur”, në mënyrë që të paguajnë operacionet e tyre plastike.

Jeremy Kyle e ka quajtur të “shpifur” veprimin e 41-vjeçares Georgina Clarke. Në episodin e fundit të “ITV’s The Kyle Files”, prezantuesi e “copëtoi” nënën, pasi kishte lejuar vajzën e saj Kayla Morris, tashmë 23 vjeç, që të kërcente dhe të kryente marrëdhënie seksuale me meshkujt në mënyrë që këta të fundit të paguanin për operacionet e tyre plastike.

“Çfarë lloj nëne je ti, që lejon një 18-vjeçare që të flejë me meshkuj të panjohur, në këmbim të produkteve kozmetike?”, tha prezantuesi.

Ndërkohë nëna është shprehur se e bija ka nisur që të planifikonte operacionet plastike që në moshën 11-vjeçare që të dukej si Katie Price.

Para shumë kohe, Kayla kishte bindur nënën e saj për të bërë buzët e saj, më pas janë bërë të varura nga operacionet e tilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al