24 Mars, 2018

Në vitin 2020 do dalë në treg “iPhone” që paloset


Në vitin 2020, “Apple” mund të nxjerrë në treg “iPhone” që paloset. Kështu ka zbuluar analisti i Bankës së Amerikës, Merrill Lynch, që citon disa furnizues të “Apple” si burim.

Analistët, shkruan Cnet, thonë se ky “iPhone” hapet dhe bëhet si një tablet iPad.

Dizajni mund të jetë sio ZTE Axon M, e 2017, një pajisje me ekran të dyfishtë që kthehet në një ekran të madh. Kjo formë bën të mundur disa funksione, si multitasking, pasqyrimi i përmbajtjes nga një ekran në tjetrin, dhe zgjerimi e aplikacioneve në një shfaqje të plotë.

Cnet thotë se telefonat që paloset janë mjaft të rëndësishëm në inovacionin e smartphone. Të kesh mundësinë të rikonfigurosh ekranin dhe telefonin në mënyra të shumta u jep mundësi prodhuesve të tyre të eksperimentojnë hardware dhe sensorë të rinj. Si një prej dy prodhuesve më të mëdhenj në botë, interesi i “Apple” në këtë risi mund të ndihmojë në vlerësimin dhe popullarizimin e konceptit, duke mos e lënë thjesht kureshtje, por një produkt serioz tregu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al