1 Tetor, 2020

“Në të mirë dhe në të keq do jem aty për ty”- E izoluar në banesën në Kukës, Fjolla Morina vizitohet nga Fifi. Këngëtarja poston pamjet e saj duke …


Fjolla Morina po qëndron e mbyllur në një banesë në Kukës pasi Gjykata caktoi ndaj saj masën “arrest me burg”.

Këngëtarja është vizituar ditën e djeshme nga kolegia e saj, Fifi në shtëpinë ku po qëndron e mbullur.

Fifi publikoi në rrjetet sociale foto dhe video të Fjolla Morinës, gjatë vizitës në banesë.

Në disa prej pamjeve këngëtarja, e cila u kap me dy pistoleta në kufi, shihet duke folur me vajzat e saj në kamera.

Teksa i shpreh mbështetjen koleges, Fifi shkruan se Fjolla Morina nevojë për dy vajzat e saj.

“Çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë dhe në të keq unë do jem aty për ty,”- shkroi ajo krahas videos.

Ndërsa shtoi: “Ajo ka nevojë për fëmijët e saj.”

Ditën e arrestimit bashkë me Fjolla Morinën ishin edhe dy persona të tjerë, Fitim Muji, shoferi i saj, si dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Gazetara Shqiptare raportoi se biznesmeni Fisnik Syla ishte i dashuri i saj që i financonte jetën luksoze.

Por këngëtarja i hodhi poshtë lajmet, duke thënë se mes saj dhe Fisnik Sylës nuk ka lidhje intime.

Teksa kërkoi që të “mos futen në valle njerëz familjarë”, tha se fajet e saj do i marrë vetë mbi sup.

Ajo u shpreh se të gjithë bëjnë gabime në jetë. Ndërsa u kërkoi atyre që i drejtojnë gishtin, fillimisht të numërojë gabimet e veta.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë.

Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’.

Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë,”– shkroi Fjolla Morina.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al