20 Korrik, 2018

Në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, ja surpriza që iu bë këngëtares kur doli nga spitali (FOTO)


Pak ditë më parë Bes Kallaku e  Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që e quajtën Ajka. Këngëtarja së bashku me vogëlushen kanë ardhur në shtëpi ku i është bërë një pritje madhështore.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto ku shihet ambienti i shtëpisë së çiftit i zbukuruar me tullumbace të bardhë e rozë dhe në qendër shkruhet “Mirë se erdhe Ajka”.

Çifti ka preferuar që këtë periudhë të ruajnë sa më shumë privatësinë dhe deri tani nuk kanë postuar një foto të Ajkës së vogël.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al