24 Korrik, 2018

Në prag martese, Stresi pendohet për fejesën: I bëra varrin vetes


Disa muaj më parë reperi i njohur Stresi dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij Keisi u fejuan. Madje ai shtoi se shumë shpejt do të organizonin edhe dasmën.

Reperi ka zbuluar se ceremoninë e martesës do ta mbajnë në Santorini, por ende nuk kanë caktuar një datë. Çifti simpatik së fundmi ka qenë me disa pushime në Sarandë, ku dhe festuan 4-mujorin e fejesës.

 

E teksa ka qenë duke pushuar, një media lokale “Saranda Tv” e ka ndaluar reperin dhe e ka pyetur për martesën dhe pushimet e tij. Ai ka treguar se është duke xhiruar një klip në Sarandë dhe ka habitur teksa ka treguar se me fejesën i ka bërë varrin vetes.

@stresi “i kam bërë varrin vetes” ? #emisionifive

A post shared by sarandatelevizion (@sarandatv) on

“Unë dua që të të urojë dhe për fejesën, të trashëgohesh”, i thotë gazetarja Stresit.

“Faleminderit shumë, i kam bërë varrin vetes”, tregon Stresi duke qeshur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al