28 Shtator, 2020

“Në ferr ata që nuk besojnë dashurinë tonë”- I riu egjiptian flet për marrëdhënien me 80 vjeçaren dhe “skuq” gazetarët për natën e parë të takimit


Një burrë egjiptian, partnerja e të cilit është 45 vjeçe më e madhe, ka hedhur poshtë ofendimet që e quajnë atë një “djalë lodër”, duke këmbëngulur se ishte “një burrë i vërtetë”.

33717300-8780943-image-a-10_1601294808371

Mohamed Ahmed Ibriham, 35 vjeç, u lidh me britaniken Iris Jones, 80 vjeçe nga Somerset, pasi u takuan fillimisht në Facebook vitin e kaluar. E moshuara fluturoi nga Britania drejt Egjiptit, por çifti ende nuk ka lidhur kurorë.

Çifti bëri që mikpritësit Holly Willoughby dhe Philip Schofield të skuqeshin në fillim të këtij viti pasi pranuan se nata e tyre e parë ishte pasiononte, duke përdorur një “lubrifikant të tërë”, ndërsa e moshuara mbeti me “shalë të skuqura”.

Duke u shfaqur në emision edhe një herë sot nga Kajro, Mohamed shpërtheu me zemërim ndaj atyre që e kritikojnë, duke mbrojtur marrëdhënien e tyre dhe duke i thënë kujtdo që dyshon në dashurinë e tij për Irisin ‘të shkojë në ferr’.

Kur u pyet se pse ai është aq i etur të martohet me Iris, Mohammed vendosi të injorojë pyetjen, duke sqaruar se është vërtet i dashuruar me Iris.

Mohammed vazhdoi: “Dashuria nuk njeh ndonjë ndryshim midis moshës, apo vendeve që është jeta jonë, Iris më zgjodhi mua dhe unë Iris”.

Marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV This Morning për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al