3 Qershor, 2018

Ndryshimi i flokëve të zëvendëses së Ramës, ngjall dyshime për projekte të tjera


Ishte emër i panjohur në politikë kur u zgjodh deputete, por akoma më shumë bëri përshtypje kur Rama e zgjodhi zëvendëskryeministre, post të cilin e mbante Niko Peleshi në mandatin e parë të Ramës.

Senida Mesi, në këto muaj në Parlament, nuk është shquar për ndonjë protagonizëm kushedi se çfarë. Madje, ajo as nuk është sulmuar nga opozita, gjë që dikur e bënte me Niko Peleshin. Një zonjë e thjeshtë në veshje dhe në mënyrën se si sillet në Parlament.

Shumë thonë se Rama po e përgatit Senida Mesin për të kandiduar për kryetare bashkie në Shkodër, nën logon e PS-së. Siç dihet, Shkodra mbetet sfida e Ramës për ta pasur me një kryetar bashkie nga PS. Marrëdhëniet e tij me kryetaren aktuale të zgjedhur nga PD, dihet që nuk janë aspak të mira, kështu që një kryetare nga PS në Sh-kodër, do ishte një fitore e madhe për Ramën.

 

Edhe pse nuk ka protagonizëm të spikatur, Mesi na ka befasuar me një ndryshim drastik të pamjes së saj. Ajo erdhi tërësisht bionde vjet në shtator, ndërsa tani është bërë brune. A thua mund të jetë kjo një direktivë partie që ajo të jetë sa më larg ngjashmërisë në pamje me Voltanën bionde?

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al