26 Tetor, 2020

Ndërkohë që Justin Bieber dhe partnerja e tij mendojnë për zgjerimin e familjes, Selena Gomez flet hapur për romancën me këngëtarin pas kaq shumë vitesh


Selena Gomez ka folur hapur për romancën me Justin Bieber dhe The Weeknd, duke thënë se ajo po pret me durim ‘të duhurin’, pas ndarjes nga yjet botërore.

selena justin hailey the weeknd (5)

Këngëtarja 28-vjeçare ka pranuar se i pëlqen të jetë beqare vite pas lidhjes me Justin Bieber dhe The Weeknd, sipas “The News”.

selena justin hailey the weeknd (4)

Në një intervistë që dha për një revistë, këngëtarja tha: “Unë jam beqare dhe jam shumë mirë me këtë. Ka shumë gjëra pozitive me të qenit beqare dhe ka të bëjë me shijimin e tyre kur jeni në atë fazë të jetës”.

selena justin hailey the weeknd (3)

Si shumë këngëtarë të tjerë, dhimbjen e zemrës e ka kanalizuar tek muzika që prodhon.

selena justin hailey the weeknd (7)

Aktorja gjithashtu sqaroi se nuk do të pranojë askënd që është “arrogant” në mënyrë që të gjejë njeriun perfekt.

selena justin hailey the weeknd (6)

Selena filloi të dilte me Justin Bieber kur ishin adoleshentë në 2011. Por gjërat u bënë të mundimshme për çiftin, i cili u nda disa vjet më pas. Këngëtarja gjithashtu doli me The Weeknd (Abel Tesfaye) për një vit, por ata u ndanë në 2017.

justins elena

Themeluesja e “Rare Beauty” pranon se e dashuron jetën dhe la të kuptohej se të qenit në sytë e publikut ka ndikuar shumë në përfundimin e lidhjeve që ka pasur.

selena justin hailey the weeknd (9)

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se Hailey Baldwin dhe Justin Bieber po mendojnë të krijojnë një familje së shpejti.

selena justin hailey the weeknd (2)

Ata gjithashtu po mendojnë se ku do të jetojnë në të ardhmen, kur fëmija të ketë ardhur në jetë.

Të dy u martuan fshehurazi në një ceremoni private në gjykatën e New York, në shtator 2018.

selena justin hailey the weeknd (1)

Pas një viti, Justin dhe Hailey bën një dasmë madhështore në Palmetto Bluff, në Karolinën e Jugut, në shtator të vitit 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al