30 Prill, 2021

Këngëtarja e njohur ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare


Anita Lane, kantautorja australiane e njohur për bashkëpunimet me Nick Cave, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

anita lane (1)

Lajmin e konfirmoi një përfaqësuese e saj, por shkaqet ende nuk dihen, sipas “Rolling Stone”.

anita lane (3)

Cave bëri homazhe në mediat sociale, duke postuar në Twitter: “Nga ajo në përjetësi“, një lavdërim mbase i pashmangshëm, duke pasur parasysh që kënga që shkroi me këtë titull ishte më e famshmja.

anita lane (4)

Lane lindi në Melburn dhe ndoqi shkollën e artit, ndërsa filloi të dilte me Cave në vitet 1970. Dyshja më vonë u zhvendosën në Evropë së bashku dhe nisën bashkëpunimet, fillimisht për bandën e Cave, “Birthday Party” ku Lane shkroi një këngë për albumin e tyre debutues në 1981, “Prayers on Fire”.

anita lane (5)

Lane dhe Cave vazhduan të punojnë së bashku për këngët në albumin e dytë të “Birthday Party”, dhe ajo u bashkua me grupin e tij të ardhshëm, “Bad Seeds”.

Anita ka qenë po ashtu protagoniste edhe në disa filma të njohur si: “Berlin Now”, “Wings of Desire” dhe “The Road God Knows Where”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al