6 Maj, 2020

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme, pësoi goditje në tru


Këngëtarja nga Xhamajka, Millie Small ka vdekur në moshën 73 vjeç pasi pësoi një goditje në tru.

Ylli i muzikës ishte e njohur për hitin e saj My Boy Lollipop që zuri vendin e dytë në SHBA dhe Britani në vitin 1964.

Ajo mbetet gjithashtu një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave, me më shumë se shtatë milion shitje.

Vdekja e saj u njoftua nga themeluesi i Island Records Chris Blackwell, i cili e quajti këngëtaren një njeri shumë të veçantë.

Ishte Blackwell që e solli në Londër këngëtaren në vitin 1963 dhe prodhoi versionin e saj të këngës My Boy Lollipop.

“Ajo ishte një person kaq i ëmbël, me të vërtetë një person i ëmbël. Me sens të shkëlqyer të humorit,”– tha ai.

Këngëtarja lindi në Clarendon, në jug të Jamaica. Small kishte 7 vëllezër dhe 4 motra. Ajo u rrit në plantacionet e sheqerit ku babai i saj ishte mbikëqyrës.

Në moshën 12 vjeçarje fitoi një konkurs talentesh në Teatrin Palladium në Montego Bay, ndërsa në adoleshenë regjistroi këngë me shtëpinë diskografike Sir Coxone Dodd’s Studio One në Kingston.

Atje u bashkua me këngëtarin Roy Panton dhe u bënë një dyshe shumë e famshme duke sjellë hitin “We’ll Meet”.

Blackwell u interesua për këngëtaren pasi publikoi disa nga këngët në Mbretërinë e Bashkuar dhe e solli atë në Londër në 1963.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al